Ngjarja në Krujë – Arrestohet polici i burgut, plagosi dajën dhe një person tjetër në lokal

Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Krujë. Në pranga ka rënë Oltion Suta 36 vjeç,  banues në Krujë,  polic në burgun e Zaharisë.

Suta, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:45, në ambientet e një lokali  tek një karburant  në afërsi të stadiumit, është konfiktuar me dy persona për motive të dobëta, njëri prej tyre daja i tij.

“Në debat e sipër, ai ka plagosur me armën e shërbimit, pistoletë TT  shtetasit R.Sh.(daja i të arrestuarit) rreth 62 vjeç dhe G.G. (plagosur lehtë në dorë) rreth 47 vjeç, banues në Krujë” sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku shtetasi R.Sh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi G.G. është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.

Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentative.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?