Nisin hetimet për të gjetur policin që filmoi ministrin Demiraj

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka nisur hetimet për policët që filmuan dhe shpërndanë videon e ministrit teknik Dritan Demiraj, duke kundërshtuar sekuestrimin e disa provave materiale. Dyshohet se ministri është filmuar nga oficeri së bashku me një efektiv të shqiponjave.

Burimet thonë se janë sekuestruar të gjitha raportet e shërbimit të efektivëve të policisë që ndodheshin në vendin e ngjarjes, pranë magazinës së kompanisë private në Kashar, ku oficerët e policisë gjyqësore po kërkonin sekuestrimin e 12 prozhektorëve ndriçues.

Burimet thonë se oficeri nuk kishte urdhër nga prokurori për kryerjen e sekuestrimit të prozhektorëve, ç’ka sipas SHÇBA-së ai ka gënjyer ministrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oficeri nuk i ka shpjeguar ministrit Demiraj se marrja e provës dhe sekuestrimi i tyre është e drejtë e tij, por ia ka faturuar veprimin procedurial sikur ishte urdhëruar nga prokuroria. Për këtë fakt, kanë nisur hetimet ndaj tij për akuzën e “shpërdorim të detyrës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?