Nisin incidentet e para të fushatës elektorale, ja ç’ka ndodhur në Lezhë
Nisin incidentet e para të fushatës elektorale. Në Lezhë, një person është nën hetim tashmë pasi sic raportohet nga blute e qytetit rajonal, ka kanosur me fjale nje vajze, per mospjesëmarrje në fushate.
“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin S.N, vjeç 19, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 27.05.2017, në Dajç, në lokal, me tre persona të tjerë, ka kanosur me fjalë shtetasen K.N, vjeç 21, për mospjesëmarrje në fushatë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve”, thuhet në njoftim. Ata akuzohen për Nenin 84 dhe 25 i Kodit Penal.

