Një tjetër parti i ankimon në Kolegjin Zgjedhor dorëzimin e listave më 29 prill
Aktualitet E Diel, 23 Maj 2021 02:16
Pas Partisë Agrare Ambientaliste edhe Partia Aleanca Popullore me kryetar Artur Dojaka, i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për listat e kandidatëve për deputetë.
Kjo parti kërkon çregjistrimin e listave të depozituara në KQZ më 29 prill 2017, me pretendimin se janë regjistruar jashtë afateve ligjore.
Aleanca Popullore është partia që përfaqëson komunitetin çam dhe në zgjedhjet e shkuara ka qenë në koalicion me PS

