Një vajzë në Tiranë mbyll të dashurin në banesë

Një vajzë në Tiranë është vënë nën hetim, pasi ka mbyllur me çelës në banesë të dashurin e saj. 36- vjeçarja A.N., u denoncua në polici gjatë ditës së djeshme nga i dashuri i saj S.D., 66 vjeç. Ai tha se gjithçka ndodhi pas një debati mes tyre, çka bëri që 36- vjeçarja në formë presioni ndaj tij ta mbyllë në banesën e saj. Për shkak se çështja është ende nën hetim nuk bëhen me dije detaje prej saj. Ndërkohë mësohet se i dyshuari kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me A.N., dhe vazhdimisht mes tyre kishte probleme. Për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?