Njerëzit mblidhen në funeral…çfarë po ndodh në çadrën e opozitës? (Foto)
Gjithkujt mund t’i ketë shkuar mendja tek një funeral në nder të një protestuesi i cili humbi jetën në shtëpinë e tij disa javë më parë, por nuk është ky rasti.
Në çadrën e opozitës po i bëhet “funerali Rilindjes”.

Organizatorët e opozitës kanë shtruar një tapet të kuq që të çon drejt një libri shënimesh, aty ku “dergjet” e vdekur qeveria. Pranë janë vendosur gjithashtu edhe dy kurora lulesh, njëra nga “Populli” dhe tjetra nga Njëria nr.5 e PD-së në Tiranë.

Në foton e funeralit, është vendosur Kryeministri dhe i gjithë kabineti ministror.

