Noemi u bë ëngjëll, deputetja ka një lutje
Lutjet e familjarëve dhe të afërmve, por edhe shërbimi i mjekëve nuk mundën ta mbajnë në jetë Noemin, vajzën 10-vjeçare, duke ia shtuar më tej dhimbjen Evisit, nënës së saj e cila tashmë është e vetmja që shpëtoi nga aksidenti.
Tragjedia që çoi në vdekjen e 4 personave ka shkaktuar dhimbje jo vetëm te familjarët dhe të afërmit e familjes Preka, por edhe në gjithë opinionin publik.
Ndalimi i pulsimit të zemrës së Noemit, vajzës 10-vjeçare, ka bërë që shumë persona në rrjetet sociale të shprehin hidhërimin e tyre të thellë. Një prej tyre është edhe deputetja socialiste, Elisa Spiropali e cila e quan këtë ngjarje një gjëmë.
Postimi i plotë
Noemi i vogël u largua me motrën, vëllain dhe babain. Zoti i dhëntë forcë të ëmës Evisit të përballojë këtë gjëmë të llahtarshme. Lotët dhe lutjet tona janë me të dhe familjen Preka!