Noterët kundër projektligjit – Bejtja: Shkel kushtetutën, shton detyrimet financiare dhe nuk na jep të drejta

Noterët kanë kundërshtuar projektligjin për rregullimin e veprimtarisë   noteriale   në kuadër të aderimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Gjatë diskutimit final  në komisionin e ligjeve, noterët u ndalën në një sërë shkeljesh kushtetuese që sipas tyre pasqyrohen në këtë projektligj, kryesisht sa i takon detyrimeve financiare shtesë dhe  dispozitën për trashëgiminë.

Dhoma e Noterëve të Tiranës ka dalë kundër projektligjit, me argumentin se është antikushtetues dhe diskriminues.

“Përjashtimi i trashëgimtarëve të radhës së parë siç janë fëmijët dhe bashkëshortët e noterit ose zëvendësnoterit nga e drejta për të ushtruar profesionin e noterit apo zëvendësnoterit është një diskriminim që u bëhet këtyre trashëgimtarëve për shkak të gjinisë apo përkatësisë prindërore”.

Por kreu i komisionit Ulsi Manja e vlerëson këtë ligj të domosdoshëm duke shtuar se janë marrë parasysh standardet që kërkon BE .

Pavarësish pengesës së tyre, Manja, u shpreh se deri në mbyllje të këtij sesioni parlamentar ky ligj do të miratohet.

“Disa nga noterët që kanë sjellë komente fatkeqëisisht nuk e di nëse e meritojnë të kenë vulën e shtetit në territor apo se meritojnë. Ne nuk mund të pretendojmë të shkojmë në BE me një projektligj që na çon në krahun e kundërt”- tha Manja.

Projektligji për Noterinë pritet të kalojë në Kuvend gjatë dhjetorit. Ky projektligj për hartimin e  të cilit kanë asistuar dhe ekspertë gjerman, synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët nga rreth 470 noterë në mbarë vendin.

Procesi i screening është faza përgatitore për çeljen e negociatave të integrimit të Shqipërisë me BE në qershor të vitit të ardhshëm.

Miratimi i ligjit ishte shtyrë për shkak të mosdakordësisë së Ministrisë së Drejtësisë për numrin e noterëve, ku parashikohet 1 i tillë për 10 mijë banorë.

Debatet ne Komision

Relatorja e këtij projektligji, Vasilika Hysi theksoi në fillim të fjalës së saj se:

“Të  gjitha komentet dhe sugjerimet e hapura në  adresën e komisionit janë  marrë  në  konsideratë për t’u shqyrtuar në vijim, por nuk janë  diskutuar ende pasi ne presim të  dëgjojmë  edhe mendimin tuaj. Ndërkohë  në  trajtimin e propozimeve të  hapura qoftë  me email apo edhe me shkresë  zyrtare, kemi pasur parasysh edhe rregullat e deontologjisë  të  organizatës së noterisë  dhe modelit standard sesi duhet të  funksionojë  Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe Dhomat vendore të  Noterisë  në  një  vend që  pretendon të  jetë  pjesë  e Bashkimit Evropian.”

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij kryetari i komisionit z. Ulsi Manja tha se organizimi i kësaj tryeze konsultimi është mjaft i rëndësishëm në kuadër të projektligjit për noterinë dhe profesionit të noterit.

“Shërbimi ligjor që  shteti ju jep qytetarë ve nëpërmjet jush, është  përgjegjësi direkt e jona. Thelbi i këtij projektligji është  interesi publik. Është shërbimi për qytetarin. Noteri është  licensuar nga shteti për ta ofruar në  mënyrën më  të  mirë  këtë  shërbim. Për ne, thelbi i projektligjit është si të përmirësohet cilësia e shërbimit publik, që ju me ligj jua ofroni qytetarëve.”, u shpreh Manja.

Gjatë  diskutimit u fol për mbrojtjen dhe garantimin e shërbimit të noterisë dhe ushtrimit të profesionit të noterit në mënyrë të pavarur dhe në mbështetje të ligjit si edhe me propozimet dhe sugjerimet e ofruara nga dhomat e noterisë  sa i përket kë tij projektligji. Profesioni i noterit në Republikën e Shqipërisë është një funksion i pavarur me karakter publik në shërbim të personave fizik dhe juridik, i cili ushtrohet nëpërmjet redaktimit të akteve juridikë  në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe nëpërmjet ushtrimit të veprimtarive të tjera noteriale të parashikuara në këtë ligj.

Një nga sugjerimet që  u hodh në  diskutim nga shumica e të  ftuarve noterë ishte sugjerimi kundër përjashtimit të  bashkëshortes dhe fëmijëve të noterit si zëvendës noter apo si stazhier pranë zyrës së  prindit ose bashkëshortit, dhe sugjerimi tjetër për institucionin e lënies  trashëgim fëmijëve të  këtij profesioni po ashtu dhe  krijimin e  lehtësirave.

Tjetër diskutim që gjeti vend ishte vendosja e institucionit të  zëvendës noterit, ku palët dhanë mendimet e tyre pro dhe kundër së bashku me argumentet ligjorë dhe social.

Në fund të diskutimeve, komisioni u shpreh i gatshëm për mbështetje dhe marrje në konsideratë të të gjitha çështjeve të diskutuara duke i shqyrtuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

SHKARKO APP