Nuk bie dakord me vendimin e Gjykatës, 59-vjeçari tenton të digjet me benzinë
Nuk ishte dakord me vendimin e Gjykatës, 59-vjeçari tenton të djegë veten me benzinë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Gjykatën e Durrësit. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi A.Sh, vjeç 59 banues në Durrës, ka dalë përpara godinës së Gjykatës dhe është lyer me benzinë. Më pas ai ka tentuar që t’i vërë flakën vetes por është ndaluar në kohë.
Me cilësinë e provës u bllokua një bidon 0.5 l me benzinë. Në dëshminë e dhënë përpara oficerëve të policisë, 59-vjeçari ka thënë se nuk bie dakord me vendimin e gjykatës dhe se ndaj tij është bërë një padrejtësi i madhe. Qytetari ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike.

