Nuk është tallje, Rama: Këtë vit kemi punësuar mbi 28 mijë persona

Kryeministri Edi Rama, në një takim paraditen e së premtes me Drejtoritë Rajonale të Punësimit, deklaroi se ”të gjitha zyrat kanë realizuar objektivat, ndërsa një pjesë e tyre i kanë tejkaluar”.

”Nga maji i vitit të kaluar deri tani, kemi 28 324 të punësuar më shumë. Kjo është një shifër që do të përqeshet ndoshta në rrjetin e komentatorëve të ERTV-së, por është realiteti. Siç është realitet edhe fakti që përmes Zyrave të Punës janë punësuar mbi 14 mijë persona në këtë 6-mujor”, theksoi kreu i qeverisë.

”Ata që duan t’i verifikojnë këto shifra, mund t’i referohen regjistrit të sigurimeve shoqërore të Republikës së Shqipërisë”, shtoi Rama. Kryeministri nënvizoi se ”ka ende hapësirë për të thithur njerëz në tregun e punës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?