Nxënëset e “Mehmet Akif” protestë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet E Hënë, 26 Shtator 2022 10:20
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit.
Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse që sot janë në rrugë.

