OFF Records/ Çfarë po i kërkon Rama –Fevziut përpara se të nisi emisioni?

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut janë shfaqur prapaskenat e emisioneve të kaluara.

Ndër këto prapaskena “off record” është gjithashtu edhe ajo me Edi Ramën, ku tregohet se çfarë ndodh gjatë momentit që ka publicitet.

Në videon më poshtë, teksa i ftuar në emision ka qenë kryeministri Edi Rama, janë regjistruar disa momente, kur Rama i kërkon Fevziut të mos merret me ekonominë por me politikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë dialogut të tyre ajo që bie në sy është ‘kritika’ që i jep Rama Fevziut: “Në ekonomi je I dobët, në politikë je mirë fare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dialogu:

Rama: I ka ngel hatri me mua keq, se di ku e ka hallain.

Fevziu: A të thashë cakto kë të duash, çfarë të na mbetet marrim ne.

Rama: Ndize atë ekranin atje, ma respekto këtë të lutem.

Fevziu: Ej i duhen bërë kopje Lulit vërtet.

Kryeredaktorja: Ej bëji një kopje vërtetë që të përmirësojmë bashkëqeverisjen.

Rama: Gjithmonë gabon kur futesh tek ekonomia, se pashë që kishë bëre pyetje për ekonominë. Tek politika je i fortë por tek ekonomia je dobët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?