Oficerja e RENEA-s: Ju rrëfej aksionet e vështira ku kam marrë pjesë

Oficerja e RENEA-s Rezarta Hoxha, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” punën e saj, një profesion, i konsideruar ndër më të vështirët për një femër.

Ajo tha se ka marrë pjesë në disa aksione të vështira. Veç të tjerash Hoxha tregoi se si është të jesh femër e vetme e të punosh mes burrave.

Ajo ka thënë se nuk është e lodhshme, por ndonjëherë e sikletshme. “Di të them që duhet të jesh shumë e kujdesshme ndaj detajeve, dhe të jesh e vetmja mes burrave normale që ndihesh edhe e privilegjuar. Duhet të kesh një mënyrë komunikimi perfekt, sepse aty është i rëndësishëm komunikimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ajo ka rrëfyer se ka qenë në aksionin e vështirë të Lazaratit që ndërmori Policia e Shtetit para 4 vitesh, ajo tha se stërvitet shumë çdo ditë. Hoxha deklaroi se gjatë aksioneve detyrat janë të ndara, ajo merr pjesë njësoj si kolegët e saj  që janë të gjithë meshkuj. /opinion.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?