Olta Xhaçka: Më shumë mundësi të reja për të rinjtë në Ballkan

Zhvillohet në Tiranë, takimi i katërt i bordit qeverisës të Zyrë Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, (RYCO)

Në Tiranë u zhvillua dje takimi i katërt i bordit qeverisës të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, (RYCO). E pranishme në këtë aktivet ishte ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, në cilësinë e kryetares së bordit drejtues të RYCO.

Në fjalën e saj, ministria vlerësoi rolin që ka kjo zyrë në afrimin  të rinjve dhe nxitjen e politikave të bashkëpunimit.  “Personalisht jam shume e kënaqur që ndodhem sot këtu, pasi ju do punoni, për një çështje që qeveria dhe vetë personalisht e vlerësoj shumë. E vlerësoj shumë, sepse e besoj me gjithë zemër, fuqinë e ndryshimit tek të rinjtë. E besoj aq më shume sot, kur shumë shembuj në botë tregojnë çdo ditë e më shume, aftesinë për të sjelle risi, për të krijuar modele me energji nga vetë të rinjtë”,- tha ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emër të institucionit që drejton, ministrja Xhaçka ofroi mbështetje për politikat e Zyrës Rajonale. “Unë ju ofroj plotësisht mbështetjen time si Ministre dhe anëtare e qeverisë, në promovimin e vlerave kulturore, dialogut, bashkëpunimit dhe aktiviteteve, që mbështesin apo fuqizojnë të rinjtë. Ju sot do punoni për ngritjen e një platforme për të rinjtë dhe për ata që punojnë me të rinjtë. Shpresoj qe kjo platformë, të sjellë më shumë pjesëmarrje të të rinjve në vendimmarrje, më shumë dëshirë për tu përfshire në aktivitete modeluese, pse jo dhe me shume deputetë apo drejtues të strukturave qeverisëse”,- tha ministrja Olta Xhaçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?