Operacioni blic/ Kush i vendosi tritol në lokal të dënuarit në Elbasan (Emrat)
Policia e Elbasanit zbardh dy ngjarje të ndodhura muajin e fundit, siç është vendosja e së lëndës plasëse në tokë poshtë një automjeti dhe tritoli në shkallët e lokalit të Besnik Brakes, i njohur ndryshe edhe si Nik Vojaçek ne lagjen “Emin Matraxhiu”, i cili ka qënë i dënuar edhe më herët.


Si rezultat i një hetimi intensiv të përbashkët të zhvilluar me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, në kuadër të operacionit të koduar “Eksplozivi” u bë ndalimi i shtetasve: Gentian Kllogjri, 38 vjeç banues në Elbasan Thanas Thoma, 38 vjeç banues në Elbasan
Ndalimi i tyre, u bë pasi; Më datë 06.05.2017 në Lagjen ‘Luigj Gurakuqi” dyshohen të kenë vendosur lëndë plasëse në tokë poshtë mjetit në pronësi të shtetasit F.V. Më datë 22.05.2017 në Lagjen “Emin Matraxhiu” dyshohen të kenë vendosur lëndë plasëse në shkallët e një lokali në pronësi të shtetasit L.D. Vazhdojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 152, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal./BW

