FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Operacioni i Policisë për energjinë, 4 të arrestuar gjatë ditës së sotme

Deri në orën 19:00 të ditës së sotme janë arrestuar 4 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre , si dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.

Është arrestuar një elektriçist në Përmet,  si dhe është mbështetur OSHEE në 937  raste gjatë ditës së sotme. Janë ndërprerë 311 lidhje të paligjshme të energjisë  dhe abonentve debitorë.

Ndërkohë nga të arrestuarit,  3 prej tyre janë pronarë biznesesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas qarqeve rezultatet paraqiten si më poshtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

•           Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë arrestuar  2 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 person.

•           Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës është  arrestuar 1 person.

•           Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është  arrestuar 1 person.

(Elekriçist në Përmet)

•           Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër është shpallur në kërkim 1 person.

Policia e Shtetit është vendosur  të mbështesë OSHEE-në  deri në shkëputjen e fundit  të lidhjeve  të paligjshme të energjisë , duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?