Operacioni “Pollicino”, në pranga trafikanti shqiptar i drogës. Mediat italiane: I lidhur me ‘malavitën’
Një operacion është zhvilluar dje nga policia italiane në Varese pas një hetimi të gjatë e intensiv që nisi nga prilli i vitit të kaluar.
Janë ekzekutuar kështu 3 urdhër-ndalime ndaj 2 shtetasve italianë dhe një shqiptari 46-vjeçar, të akuzuar për trafik dhe shpërndarje droge.
Bëhet fjalë për një aktivitet të zhvilluar në vitin 2016, ku pas sinjalizimeve të një qytetari, i cili kishte deklaruar se kishte parë një burrë të sillej nëpër disa zona të Vareses.
Njësia anti-drogë e skuadrës së lëvizshme të Kuesturës së Vareses nisi një hetime që lejoi zbulimin brenda një kohe të shkurtër falë dhe monitorimit të telekamerave të sigurisë të qytetarëve të ndryshëm, autorin: një shtetas shqiptar që kryente aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së marijuanës, si pjesë e një grupi kriminal i trafikut të drogës.
Duke analizuar lëvizjet e tij policia arriti të identifikojë rrjetin e ‘klientëve konsumatorë’ dhe atë të shpërndarësve të tjerë që furnizoheshin nga ai.
Emri i koduar “Operacioni Pollicino 2016” vjen nga metoda e tij e veçantë e shitjes së narkotikëve. Shqiptari për të shmangur kontrollet dhe vëmendjen e policisë, gjatë natës e vendoste drogën nëpër vend të ndryshme në qytet dhe ditën tjetër i sillte konsumtorët afër depozitës së drogës më të afërt.
Ndërsa roli i italianë ishte të favorizonin aktivitetin e shpërndarjes së drogës. Ata gjenin apartamente për të lehtësuar fshehjen e drogës ose më shumë raste kishin “kujdestarinë” e mallit.
Italianët e arrestuar janë të moshave 44 dhe 57 vjeç. Po kështu mësohet se policia italiane është në kërkim të një shqiptari tjetër. Po kështu janë bërë kontrolle në banesa dhe vende të shumta. Për shqiptarin, mediat italiane shkruajnë se është i lidhur drejtpërdrejt me ‘malavitën’ shqiptare. Po kështu janë sekuestruar 6 kg marijuanë dhe 5000 euro cash.

