Opozita, Basha mbledh aleatët

Lulzim Basha ka mbledhur aleatët në selinë e Partisë Demokratike për të diskutuar mbi vijimësinë e protestave të opozitës. Në mbledhje ndodhen kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, kreu i PAA, Agron Duka, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi. Opozita ka vendosur tre data për protestat e ardhshme.

”Në javën e ardhshme, me 28 shkurt dhe 7 mars organizohet protesta kombëtare para Asamblesë kriminale që ka ozurpuar Kuvendin e Shqipërisë dhe me datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e ozurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë Edi Ramës, protesta që do të kenë për qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zemërimit qytetar për reagimin e papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Një gjë është e sigurt, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën por është pa kthim dhe për Edi Ramën. Plani që ka vënë në lëvizje prej muajsh siç zbuluan dhe gazetarët investigativë italianë për kapjen e zgjedhjeve të ardhshme”,-tha Basha më herët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?