Organizata prestigjioze e gazetarëve “Reporters sans frontieres”: Qeveria të ndalë dhunën

“Reporters sans frontieres” ka shkruar sot në llogarinë e vet në Twitter për 2 gazetarët shqiptarë që mbetën të lënduar nga dhuna e forcave policore në protestën e 13 prillit, thirrur nga opozita e bashkuar. RSF-ja përsërit shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe ndaj gazetarëve.

“Dy gazetarë janë plagosur rëndë në Tiranë, ku mijëra protestues, mes një tensioni të madh, i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme”.

Reporters sans Frontieres u kujton autoriteteve shqiptare se janë të angazhuara në procesin e integrimit në Europë dhe bën thirrje që të mos përdoret dhunë, as ndaj protestuesve e veçanërisht, ndaj gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“RSF International u kërkon autoriteteve shqiptare, të cilat synojnë të jenë pjesë e BE, të mos përdorin forcë shpërpjestimore gjatë protestave, veçanërisht ndaj gazetarëve dhe kameramanëve që përcjellin protestat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?