Padia e Veliajt/ Këshilltarët e djathtë, kanë një mesazh për kryebashkiakun dhe Ramën
Pak ditë pasi kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur në gjykatë këshilltarin demokrat Akil Kraja, ka ardhur reagimi i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës. Gjatë një deklarate për mediat këshilltarët e djathtë shprehen se padia është bërë pas denoncimit për rritjen e ujit të pijshëm në kryeqytet.
“Kemi një mesazh për kreun e bashkisë së Tiranës dhe kryeministrin se nëse mendoni se me persekutime dhe dhunë verbale do trembni demokratet, e keni gabim. Dhuna dhe persekutimi na motivon. “Një turbullim i padrejtë të gjendjes shpirtërore të Erion Velijat”. Ky është pretendimi i Erion Veliajt për padinë e tij, pasi ne kemi denoncuar rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet”- kanë thënë këshilltarët e djathtë.

