Pamje nga Bulevardi i ri i Tiranës (FOTO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka uruar “Mirëmëngjes” të gjithë qytetarëve të Tiranës  duke postuar foto nga segmenti i parë i Bulevardit të ri të Tiranës i cili është gati që të hapet në qershor.

Aktualisht ka përfunduar shtrimi i trotuareve dhe asfaltimi, gjelbërimi si dhe është vendosur ndriçimi sipas teknologjisë më moderne.  Paralelisht, po punohet për detajet e fundit edhe për parkingun nëntokësor duke i dhënë një zgjidhje afatgjatë edhe këtij shqetësimi.

Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qëndror të Tiranës është një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë Tiranë dhe administrata “Veliaj” e ka vendosur nivelin maksimal të vëmendjes duke e kthyer në një projekt real, të prekshëm dhe me impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe komuniteti i biznesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërtimi i këtij Bulevardi po e transformon këtë zonë të lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për shekullin në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?