PAMJE TË RËNDA/ Aksidenti pranë Peqinit, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Një aksident dramatik ndodhi para pak minutash në rrugën kombëtare që lidh Rrogozhinën me Peqinin, raporton bashkëpunëtori i noa.al që sjell pamjet nga vendngjarja.

Ndërsa një automjet që shikoni në foto, ishte duke udhëtuar në rrugën pranë fshatit Gjocaj, në rrethana të paqarta është përplasur me një motor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat një person përfundoi me plagë serioze në rrugë, sikundër shikoni pamjet që ju sjell noa.al, të papërshtatshme për t’u parë nga njerëz me ndjeshmëri të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbërritja e autoambulancës nuk pati vlerë për burrin rreth 50-vjeçar i cili u përfshi në aksident fatal para disa minutash në afërsi të Peqinit.

Personi i plagosur, që shihni në fotot që ju sjell noa.al, ka ndërruar jetë pak pas aksidentit, konfirmon zyrtarisht policia.

“Makina me targa AA 553 LE drejtuar nga 40-vjeçari D.G., banues në Fier, u përplas me motorin e drejtuar nga burri lushnjar, në rrugën Peqin-Elbasan”, – konfirmoi zyrtarisht policia.

Në vendngjarje, punonjësit e policisë bënë identifikimin e burrit të plagosur, Kujtim Rrasa, banues i Lushnjës.

Ndërkohë nuk konfirmohet ende nëse është shoqëruar apo ndaluar drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin fatal me motoçikletën që drejtohej nga i ndjeri. /noa.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?