Pamje tronditëse tregojnë liqenin Potecko në Serbi të mbuluar plotësisht me plehra
Agjencia e lajmeve Roiter ka publikuar një video të pazakontë te liqenit Potpecko me titullin: Plehrat përmbytin Serbinë
Pamja shokuese u hodh fillimisht në rrjetet sociale në4 Janar 2021 e më pas u përhap në të gjithë sitet ambientaliste në Evropë. “Plehrat janë përhapur deri në horizont duke mbushur gjithë sipërfaqen e liqenit”, kështu e përshkruan agjencia Rojter këtë pamje të pazakontë që ka tronditur opinionin vendas. Banorët e zonës e konsideruan përmbytjen e liqenit nga plehrat një katastrofë mjedisore. Aktivisti i mjedisit, Sinisa Lakoviç, thotë se ndotja plastike ka ndodhur për shkak të depozitimit të plehrave në vendepozitime të paligjshme dhjetëravjeçare. Disa prej këtyre venddepozitimeve ndodhen në pjesën e sipërme të liqenit. Duke qenë se janë male me plehra mbi tokë, ato kanë rrëshkitur në ujë. Tani katastrofa mjedisore rrezikon të shkaktojë dhe një tjetër pasojë të rëndë siç është bllokimi i digës në hidrocentralin e Visegad.
Ministrja e Mjedisit e Serbisë, Irena Vujovic, urdhëroi pastrimin e liqenit në mënyrë të menjëhershme.
Në linkun më poshtë gjeni pamjet skandaloze të liqenit të mbuluar me plehra: https://www.reuters.com/video/watch/idRCV009781
KOHA JONË SONDAZH

