Paralajmërohet biznesmeni në Vlorë, i vendosin dinamit në lokal gjatë natës

VLORE– Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës së kaluar në një lokal në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në katin e parë të një pallati rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi”.

Dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit” në lokalin në pronësi të R.M., 56 vjeç. Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi” ka ndodhur një shpërthim me pasoja të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati (lokal) në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit”, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbulimin e autorëve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?