Parashikimi i motit 11 Qershor 2017

Gjatë orëve të paradites, kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit me përjashtim të zonave malore të cilat do të kenë vranësira disi me të dendura.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit. Më të dukshme në zonat qendrore dhe jugore ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga moti i kthjellët.

 Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstane në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Europa

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhvillimi i vranësirave konvektive nga temperaturat e larta në gadishullin e Ballkanit do të bëjë që rrebeshet e shiut si edhe era e fortë të jenë të pranishme gjatë orëve të pasdites. Po ashtu, vranësira dhe shira me intensitet të lartë do të bien në gadishullin Skandinav.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa vendet mesdhetare, Europa qendrore si dhe vendet e Europës Lindore do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?