Parashikimi i motit, ja ku pritet të ketë shi
Gjatë ditës së sotme, moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Priten reshje shiu lokale me intensitet të dobët dhe mesatar, kryesisht në vendet malore.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim 1-12m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi vale 2.2 metër. Mjegullinë lokale për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen të jenë:
Vendet malore – 12°/24°C
Vendet e ulta – 13°/30°C
Vendet bregdetare – 16°/29°C.

