Parku i Divjakës, ndalesa e radhës e producentit dhe regjisorit të dokumentarëve për jetën e egër, Erich Proll

Erich Proll, producenti, regjizori  dhe kameraman i filmave  dokumentar për botën e egër  Erich Proll, vizitoi Parkun Kombëtar të Divjakës për një dokumentar të faunës dhe florës së kësaj zone.

Drejtori i këtij parku Ardian Koçi sjell përshtypjet e për takimin me  producentin e filmave për natyrën në mbarë botën.  “ Më shprehu dëshirën për të filmuar në parkun e Divjakës. Sigurisht që i krijuam të gjitha kushtet për filmim.

Na  premtoi që filmimet do na i dërgonte edhe ne”, thotë Ardiani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Erich Proll ne Parkun Kombetare te Divjakes
Erich Proll ne Parkun Kombetarë të Divjakës

Erich Proll lindi më 9.9.1949 në Linz në Goldwörth në brigjet e Danubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

U rrit me interesin për natyrën. Që nga viti 2014 është producent, regjisor dhe kameraman i shumë filmave dokumentar për jetën e egër.

Ka dokumentuar jetën e më shumë se 130 kafshëve në habitatin e tyre natyral në det apo tokë për interes të disa televizioneve  prestigjoze në mbarë botën.

Erich Proll ne Parkun Kombetare te Divjakes
Erich Proll ne Parkun Kombetar te Divjakes

Proll, i realizon vet pothuajse të gjithë filmat e tij, për shkak se “puna” prapa kamerave është pasioni i tij.

Kohët e fundit Proll është i njohur edhe si prezantues  para kamerës, ku bënë rolin e naratorit për filmat e tij.

Erich Proll, ka realizuar disa dokumentar edhe në botën nënujore ku pasqyrohet jeta e peshkaqenëve,fokave,delfinëve dhe mjaftë kafshëve të tjera ujore që nga poli i Veriut e deri në Antarktidë.

Ky producent dhe regjisor me famë botërore ka preferuar të realizoj një film edhe për jetën e egër në Parkun Kombëtar të Divjakës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?