FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parlamenti Europian miraton me 483 vota pro raportin për Shqipërinë, Schieder: Objektivi 2027 është realist

Parlamenti Europian ka miratuar në seancën e kësaj të mërkure rezolutën mbi raportin e Shqipërisë për vitin 2025. 483 deputetë votuan pro, në një votim që konsiderohet si një sinjal politik mbështetjeje për ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit.

Raporti, i hartuar nga raportuesi për Shqipërinë Andreas Schieder, ishte diskutuar më parë në Komisionin për Punët e Jashtme dhe kishte marrë më herët 58 vota pro, 7 kundër dhe po aq abstenime në atë nivel. Në debat, raportuesi Andreas Schieder dhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos vlerësuan progresin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe theksuan se objektivi për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 konsiderohet i arritshëm, nëse vijon ritmi aktual i reformave.

Përpara votimit të raportit final, eurodeputetët votuan një seri amendamentesh të propozuara nga grupe të ndryshme politike, disa prej të cilave lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit në Shqipëri, përfshirë protestat kundër projektit turistik në zonën e Vjosë-Nartës dhe Sazanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke marrë parasysh ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, raporti paralajmëron se cilësia e reformave të vendit do të përcaktojë afatin kohor të pranimit në BE. “Shqipëria është një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe kjo pasqyrohet edhe në raport. Objektivi i Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 nuk është thjesht një dëshirë që mund të realizohet, por një perspektivë realiste”, tha raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?