Partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë bashkojnë forcat

Partitë shqiptare në Serbi, do të shkojnë për herë të parë të bashkuara në një proces zgjedhor parlamentar. Pesë nga gjashtë partitë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë bashkuar në koalicionin ”Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Aktualisht në Parlamentin serb, shqiptarët përfaqësohen nga vetëm një deputet, ndërsa në këto zgjedhje synojnë që të marrin tre vende. Krahas votës për zgjedhjen e qeverisë së re, në Serbi këtë të diel do të votohet edhe për pushtetin lokal. Për këtë aspekt partitë shqiptare do të jenë në garë me njëra-tjetrën në zonat shqipfolëse.

Sondazhet tregojnë se dy partitë që janë aktualisht në pushtet, koalicionin i Aleksandër Vuçiç dhe koalicioni i Ivica Daçiç do të marrin shumicën dërrmuese të votave, respektivisht 50% dhe 10%, më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi me një popullsi prej 7.2 milionë banorë, do të bëhet vendi i parë në Europë që mban zgjedhje pas pandemisë së Covid-19 që në Serbi ka shkaktuar deri tani 258 të vdekur dhe mbi 12 mijë të infektuar. Asambleja Kombëtare e Serbisë përbëhet nga 250 vende dhe përfaqësuesit zgjidhen nga listat e mbyllura proporcionale, kombëtare. Shpërndarja e deputetëve bëhet përmes metodës d’Hondt, ku pragu për hyrjen është 3%.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?