Pas vdekjes, nderohet me “Medaljen e Nderit”, ish-komisari Artan Cuku

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, i ka dhënë ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut (Pas vdekjes), Medaljen e Nderit, me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.

Kujtojmë se komisari Artan Cuku u vra në prill të këtij viti pranë banesës së tij në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar para pak ditësh i dyshuari Mikel Shallari, 24 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?