Pastrohet vija bregdetare e plazhit të Tales

Tre kilometra vijë bregdetare në Tale po pastrohen për t’i bërë gati për mbërritjen e pushuesve.

Punonjësit e shërbimeve publike në Bashkinë e Lezhës po punojnë  për largimin e mbeturinave të sjella në breg nga deti, me synimin që pushuesit që do të zgjedhin Talen si destinacion, të kenë kushte optimale.

Administratori i Shënkollit Albert Rrusti, thotë se gjithë sezonit turistik do t’i kushtohet vëmendje maksimale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi marrë një konfirmim që do të kemi një shërbim urgjence gjatë ditës dhe shpresojmë që kjo gjë të ndodhë. Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me Njësinë Administrative të Shënkollit do të jetë prezente gjatë gjithë kohës që pushuesit të ndjehen sa më mirë.”-tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?