FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD ankimon vendimin e Prokurorisë për zgjedhjet lokale në Lezhë: Të hetohet farsa e 30 qershorit

Partia Demokratike dorëzoi sot ankimimin kundër vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019 për pushtetin lokal.

Sekretarja e Degës së PD në Lezhë, Alfrida Marku, tha në një deklaratë për mediat se pas një viti ende nuk ka hetime nga ana e organit të akuzës.

“Pas pothuajse 1 viti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nuk ka pasur vullnetin të hetojë shkeljet e 30 qershorit, nuk ka marrë apo analizuar asnjë provë, nuk janë sekuestruar materialet zgjedhore të QV të referuara në pjesën arsyetuese të kallëzimit. As PD Lezhë si kallëzues nuk është thirrur për të deklaruar mbi pretendimet e saj, dhe në tejkalim të afateve procedurale është vendosur mosfillimi i procedimit penal”,- tha Marku.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD kërkon nisjen e hetimeve dhe verifikimin e gjithë problemeve që patën votimet moniste të 30 qershorit. “Në ankimin e depozituar sot, ne kemi kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë:  1. shfuqizimin e vendimit që mban datën 11.8.2019 të Prokurorisë “Për mosfillimin e procedimit penal”, për të cilin jemi njoftuar rreth një vit më vonë më 18.06.2020, si dhe 2. detyrimin e prokurorisë për të regjistruar procedimin penal dhe kryer një proces hetimor të plotë dhe të gjithanshëm. Ne besojmë se Gjykata dhe Prokuroria, si dy institucione në themel të sistemit te drejtësisë, duhet dhe do të veprojnë të pavarura dhe të pandikuara nga çdo ndikim i padrejtë apo i paligjshëm”,- deklaroi Alfrida Marku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligjshmëria e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, të cilat u zhvilluan pa opozitën, është dhe një nga kushtet e Parlamentit Europian për negociatat me Shqipërinë.

https://www.facebook.com/800227490062240/posts/3127284564023176/?vh=e&d=n

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?