PD dënon sulmin në Manchester: Barbaria e terrorizmit po cënon njerëzit e pafajshëm

Partia Demokratike e Shqipërisë ka dënuar me forcë sulmin terrorist të mbrëmshëm në Arenën e Mancesterit, ku gjeten vdekjen 22 njerëz të pafajshëm dhe 59 të tjerë u plagosen.

Ky akt terrorist i shëmtuar dhe brutal është një tjetër shembull se si barbaria e terrorizmit cenon jetën e qytetarëve të pafajshëm në mbarë boten.

Partia Demokratike në një njoftim për mediat shkruan se qendron sot në krah të popullit të Britanisë së Madhe për të kapërcyer këtë fatkeqësi dhe për të luftuar edhe më ashpër ndaj terrorizmit botëror. Mendjet dhe lutjet tona janë sot me familjet e viktimave, dhe solidariteti ynë njerezor dhe politik me aleatin tonë të çmuar, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth 22 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur pas një sulmi terrorist në Manchester Arena. Shpërthimi ndodhi në orën 22:35 me orën lokale të së hënës pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande.

Kryeministrja Theresa May shprehu ngushëllimet për të gjithë të lënduarit për atë që po trajtohet si sulm terrorist nga policia. Shërbimet Emergjente thanë se rreth 59 persona janë dërguar në spitale me plagë pas shpërthimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?