PD: Rama po ngre kamp refugjatësh në Shqipëri. Reagon kryeministria
Edhe këtë të hënë, PD-ja ka vijuar akuzuat për kryeministrin Edi Rama, se sipas tyre ka vendosur që të ndërtojë në Shqipëri një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se Rama po bën pazar me shqiptarët, të cilët sipas tij po ikin nga vendi dhe siguria është zero.
”Media jashtë edhe brenda vendit po thotë se ky njeri ka vendosur që këtë vend ta kthejë në kamp refugjatësh. Në një vend ku qindra mijëra ikin, siguria është zero. Po bën pazare të pista me Shqipërinë, me shqiptarët. Për menderen e vet”,-thotë deputeti i PD-së.
Ndërsa zyra e Kryeministrisë, sipas medieve është shprehur se: ”Nuk ka asnjë plan, asnjë ide, asnjë diskutim të tillë. Gjithçka është e pavërtetë”, bën të ditur zyra e Kryeministrit.

