Për fëmijët 0-1 vjeç – Vaksina e rotavirusit, nga janari i 2018 do bëhet e detyrueshme

Fëmijët që do të lindin në janar të 2018 dhe ata që në këtë kohë nuk kanë mbushur 1 vjeç, do të kryejnë vaksinën e rotavirusit. Shefja e sëmundjeve infektive, Silva Bino, tha se kjo vaksinë e detyrueshme do të shmangë prekjen nga sëmundjet diarreike që në vendin tonë janë të larta.

Duke nisur nga janari i vitit 2018, vaksina e rotavirusit do të jetë e detyrueshme për të gjithë foshnjat për të shmangur mundësinë e prekjes nga një virus që shkakton sëmundje të stomakut dhe zorrëve.

Shefja e sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, tha se kjo vaksinë tashmë është vendorus në kalendar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bino: Është një vaksinë tepër e rëndësishme për moshën fëminore pasi parandalon sëmundje të rënda diarreike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo vaksinë do të injektohet në kohë optimale, 2 muaj pas lindjes së foshnjes.

Bino: Kjo do të aplikohet në moshën 0-1 vjeç, pra do të fillojë në moshën 2 muajsh dhe do të vazhdojë.

Ekspertët e shëndetit thonë se ka arsye përse vaksina e rotavirusit bëhet e detyruar.

Bino: Edhe sëmundshmëria, edhe vdekshmëria është më e lartë nga sëmundjet diarreike sot sesa ato kulmonare, pra të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, kjo edhe për faktin pasi ne kemi futur në programin e vaksinimit dy vaksina tepër të rëndësishme.

Silva Bino dhe Nazira Artykova, drejtore e zyrës së OBSH-së në Shqipëri rekomandojnë nënat shtazënëve për kryerjen e vaksinave për të shmangur pasojat në të ardhmen e fëmijëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?