Për herë të parë Japonia me ambasador rezident në Tiranë. Diplomati Makoto Ito paraqet letrat kredencial te Nishani
Marrëdhëniet diplomati dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Japonisë kanë hyrë në një farë të re bashkëpunimi.
Për herë të parë në historinë e raporteve mes dy vendeve, Japonia ka vendosur që të dërgojë në Tiranë një ambasador rezident. Më 6 qershor, përfaqësuesi diplomatik i Japonisë në rang ambasadori ka paraqitur letrat kredenciale te Presidenti Bujar Nishani.
Ambasadori i Japonisë, Makoto Ito, gjatë takimit me kreun e shtetit diskutoi për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit.
Japonia është një nga shtetet që ka kontribuar me ndihma konkrete, projekte dhe grante për institucionet dhe shoqërinë Shqiptare. Vendosja e raporteve diplomatike në një nivel kaq të larë është dëshmi e interesit të Japonisë për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.


