“Përdorimi i armëve bërthamore”, SHBA paralajmëron Putini: Përgjigja do të ishte e menjëhershme
Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore ose kimike.
Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga trupat ruse në konfliktin me Ukrainën ka detyruar Shtëpinë e Bardhë që të reagojë ashpër ndaj shefit të Kremlinit.
Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore ose kimike, duke i kërkuar që të mos e bëjë një gjë të tillë, pasi sicc tha ai, nëse do ta bëjë, fytyra e luftës do të ndryshonte.
Rusia do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”, por Kievi “refuzon të negociojë”, është versioni që Vladimir Putin ka nxjerrë në pah së fundmi gjatë një deklarate në Samarkand të Uzbekistanit.
KOHA JONË SONDAZH

