Përgjaken rrugët, bilanc tragjik i vdekjeve nga aksidentet
Edhe këtë vit, rrugët e vendit janë përgjakur nga aksidentet rrugore. Ndonëse nga ana e institucioneve flitet për masa shtesë në akset më problemattike, 2017 ju mori jetën 215 personave. Këtë shifër e bëri me dije drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai bëri një bilanc për vitin që po lëmë pas. Sipas tij në 2017 kanë vdekur 215 persona nga aksidentet rrugore, një shifër kjo më e ulët duke e krahasuar me 270 që ka qenë vitin e kaluar.
Tola dhe se po në vitin 2017 janë ndëshkuar 1800 drejtues mjetesh në gjendje të dehur për të cilët ka nisur edhe ndjekja penale. Drejtori i Përgjthshëm i Qarkullimit Rrugor tha se masat e policisë në natën e ndërrimit të viteve do të përqëndrohen pikërisht në këtë drejtim.
Ai u shpreh se fokusi i policisë rrugore në 2018 do të jetë kontrolli dixhital i akseve rrugore në të gjithë territorin e vendit.

