Përgjimet me “Imsi Catcher”, gjykata rrëzon Haki Çakon, në fuqi zgjatja e hetimeve

Gjykata i jep të drejtë Prokurorisë për zgjatjen e hetimeve me tre muaj për pajisjen IMSI Catcher mbi të cilën ka nisur një hetim nëse është përdorur apo jo për përgjime të paligjshme.

Vendimi është marrë këtë të Enjte nga gjyqtari Astrit Faqolli që ka vendosur të pushojë padinë e drejtorit të policisë Haki Çako, i cili kish kërkuar mbylljen e këtyre hetimeve.

Më 21 mars kreu i policisë së shtetit depozitoi në gjykatë kërkesë penale ku si objekt ishte “Ankim per zgjatjen e afateve te hetimeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo padi u shqyrtua në 3 seanca ndërsa këtë të enjte është vendosur pushimi i saj duke lënë në fuqi vendimin e prokurorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Report Tv ka mësuar se gjyqtari Faqolli ka marrë vendimin e pushimit pasi pala paditëse nuk është paraqitur në seancë.

Prej Tetor 2016 prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim në lidhje me përdorimin për përgjime të jashtëligjshme të pajisjes “IMSI CATCHER” pajisje e cila ndodhej në Shqipëri me mision italian interforz për arsye mësimore.

Vetë Çako dhe drejtuesit e tjerë të policisë ndaj të cilëve kryhen hetime kanë mohuar që kjo pajisje të jetë përdorur jashtë qëllimeve mësimore por paçka kësaj prokuroria si ndali hetimet.

Ndaj zyrtarëve të policisë më parë u mor dhe masa e pezullimit nga detyra përfshi drejtorin Cako, drejtorin e forcave operacionale Artion Duka dhe Ention Xhelilajn, por këto masa më pas u rrëzuan në Gjykatën e Apelit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?