Përleshje dhe kaos në burgun grek, shkak bëhen edhe shqiptarët

Katër të burgosur në burgun e Avlonës janë identifikuar si autorë të ngjarjeve të ndodhura mbrëmë në oborrin e institucionit të të miturve, ku mbetën të plagosur 8 persona.

Gjatë përleshjes, të burgosurit e rinj i kanë vënë flakën edhe një dysheku, duke tentuar të përgjithësojnë situatën, por më në fund ngjarjet janë shtypur nga gardianët e burgut, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe të burgosurit kanë hyrë në qelitë e tyre.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se episodi është nisur nga dy shtetas me origjinë shqiptare dhe dy grekë, njëri prej të cilëve rom, të përfshirë në dosjen që po përgatit Sigurimi, për t’u dërguar në Prokurori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?