Përmbyset kamioni në Ballsh, ndërron jetë gjatë transportit për në spital shoferi

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur paraditen e sotme në një gurore në fshatin Kalenjë të Ballshit. Një kamion është përmbysur dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi B.R, 52 vjeç. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje pa pasur mundësi të tranportohet në spital.

Njoftimi i policisë:
Më datën 30.05.2017, ora 10:45, në guroren që ndodhet në fshatin Kalenjë, Ballsh, është përmbysur automjeti tip kamion me targa AA 184 FK, me drejtues shtetasin B.R, 52 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?