Përmbytet autostrada dhe hyrja në Rinas

Makinat kthehen te kthesa e Kamzës, ndërsa itinerari për në Rinas devijohet nga Kamza. Gjithashtu është përmbytur nënstacioni i Kasharit duke lënë pa energji Kamzën, Laprakën dhe Kombinatin. Në Tiranë probleme janë regjistruar edhe në Laknas.

Ndërsa përpos qarkut të Tiranës ka përmbytje në Vlorë, në Gjirokastër dhe në Shkodër.

Reshjet intensive të shiut po sjellin probleme në vend. Gjatë pasdites reshjet kanë sjellë përmbytjen e një segmenti Tiranë-Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uji ka mbuluar disa automjete të cilat ishin duke udhëtuar në këtë aks. Për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë automjete raportohet të jenë të bllokuara ndërsa rrezikohen nga rritja e nivelit të ujit që nuk arrihet të largohet përmes kanaleve të mbushura tashmë.

Ndërkohë raportohet se probleme janë paraqitur edhe në autostradën që është paralel me rrugën dytësore.

Njoftimi i Policisë:

Ne autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur  mbi 0,75 metra

Policia Rrugore ka marrë masa duke  devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.
Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.
Të telefonojnë në numrin 112  dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?