Përmbytja e autostradës, Xhafaj: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 13:22
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në mbledhjen e Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile foli edhe për përgjegjësi që i takojnë vetë shtetit por edhe privatit.
Ministri i Brendshëm tha se në përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës u rrezikuan jetë njerëzish dhe për këtë situatë, duhet që dikush të mbajë përgjegjësi.
“Kanë qenë 24 orë të vështira, për shkak të bllokimit të disa rrugëve në vend. Kanë qenë të gjithë në shërbim të forcuar, dhe një gatishmëri të plotë. Dua të pohoj se kemi pasur një partneritet me Forcat e Armatosura ka qenë shumë i mirë dhe nëse vazhdohet kështu mund të përballojmë çdo situatë. Dua të ngre një problem, lidhur me faktin që në shumë nga këto akse ka ndërtime të objekteve pa leje, ka ndërhyrje në shtratit e lumenjve. Mendoj që menjëherë pas kësaj situatë, duhet që të bëhet një vëzhgim në teren për të nxjerrë përgjegjësitë, për subjektet që kanë thyer ligjin, por dhe institucionale”, tha Xhafaj.