Përmbytjet, 27 shkolla nuk janë gati për mësim (LISTA)
Përmbytjet në vend kanë detyruar Ministrinë e Arsimit që në 27 shkolla në gjithë vendin, të hënën nuk do të zhvillohet mësim. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një dalje për mediat tha se mësimi do rinisë nesër, pas ndërprerjes javën e kaluar për shkak të reshjeve të shiut dhe përmbytjeve.
Sipas ministres, 27 shkolla në zonat e prekura nga përmbytjet, nuk do të zhvillojnë mësim as nesër, deri në një njoftim të dytë.
Mësimi do të pezullohet në 5 shkolla në Vlorë, në 2 shkolla në Kamëz, në 3 shkolla në Dibër, në 2 shkolla në Kukës, në 1 shkollë në Krujë. Ministrja e Arsimit nuk ka bërë me dije se në cilat shkolla do të ndërpritet mësimi konkretisht, por janë vënë në dijeni Drejtoritë Rajonale përkatëse.
Në shkollat ku nuk do të rifillojë mësimi nesër për shkak të përmbytjeve, do të ketë një njoftim të dytë për zëvendësimin e orëve të humbura.
Qarku më i prekur është Fieri me 9 shkolla dhe më pas vjen Vlora me 5 të tjera. Edhe në dy shkolla në Kukës nuk do të rinisë mësimi.
Lista:
KUKËS – 2 SHKOLLA
9-vjeçare Fshat , Grykë-Çaje
Cikël i ulët Domaj, Kolesjan, NJQV Bicaj
PUKË – 2 SHKOLLA
E Mesme e Bashkuar, Iballë, Njësia administrative Iballë, Bashkia Fushë-Arrëz
9-vjeçare Fierzë Njësia administrative Fierzë, Bashkia Fushë-Arrëz
DIBËR – 3 SHKOLLA
Shkolla 9-vjeçare “Katund i Ri”, Luzni
Shkolla vartëse “Vajmëdhej“, Muhurr
Shkolla vartëse “Tejse”, Radomirë
KRUJË – 1 SHKOLLË
Shkolla “Vesel Brama”, Kurçaj, Nikel
TIRANË – 1 SHKOLLË DHE 1 KOPËSHT
“Gjysylkanje”, Pezë
“Bashkim Berisha” (Kopësht), Ndroq
KAMËZ – 2 SHKOLLA
“Niko Hoxha”, Valias, Bashkia Kamëz
“Dritas” , Dritas, Zall – Herr
KAVAJË – 1 SHKOLLË
Shkolla 9-vjeçare Golem, Golem
FIER – 9 SHKOLLA
Lëvizja Demokratike, Povelç
Darzezë e Re
Ferras
Xhevit Fetahu, Bishan
Boçovë
Pishë
Çerven
Shkolla e Mesme Bujqësore ‘RakipKryeziu’, Çlirim
Kashisht
VLORË – 5 SHKOLLA
Ismail Qemali Fitore, Novoselë
Kafil Malaj Bishan, Novoselë
Loni Mone Poro, Njësia Novoselë
Qeriba Derri Bashaj,Njësia Brataj, Bashkia Selenicë
Sadik Zotaj Ramice, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë

