Përmbytjet, 315 të evakuuar në Qarkun Tiranë
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 10:30
Të paktën 315 persona janë evakuuar gjatë natës sipas Ministrisë së Mbrojtjes në një qendër tregtare në Tiranë dhe në Fushë-Krujë.
Po gjatë natës në zonën e Vorës është nevojitur ndërhyrja e ushtrisë të cilët me anë të një eskavatori kanë evakuuar disa persona të tjerë.
Raportohet se pa energji elektrike janë 71.000 abonentë dhe nuk janë në funksionon 60 fidera.

