Përmbytjet, dëmshpërblimi nga qeveria. Mësoni për kriteret e përzgjedhjes

Përmbytjet në vend kanë shkaktuar dëme kolosale dhe për këtë qeveria ka premtuar dëmshpërblim për familjet e prekura nga përmbytjet. Dje kryeministri kërkoi nisjen e procesit të identifikimit të dëmeve, me prioritet banesat, familjet në nevojë, shkollat dhe urat. Rama kërkoi transparencë dhe seriozitet në përgatitjen e faturave të zhdëmtimeve.

“Fatura e zhdëmtimeve dhe kompensimeve duhet përgatitur me transparencën dhe seriozitetin më të madh, që askush nga njerëzit e prekur dhe familjet në nevojë të mos mbetet jashtë listës. Planet për rivendosjen e situatës normale të infrastrukturës duhen përgatitur me shpejtësi”, deklaroi Rama.

Kriteret e përzgjedhjes

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësit e njësive vendore bazohen në katër kritere në përzgjedhjen e individëve apo familjarëve për të përfituar një nga programet sociale të strehimit. Do të kenë përparësi individët, të cilët plotësojnë kushtet e strehimit, kushtet familjare, kushtet sociale dhe kushtet ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kushtet familjare janë të favorizuar familjet një prindërore që kanë në kujdes fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat-nëna; të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që s’përzgjidhen për t’u strehuar në azile publike; familjet me më shumë se katër fëmijë; bashkëshortët, deri në moshën 60 vjeç.

Në kushtet sociale kanë përparësi personat me aftësi të kufizuara; jetimët që nga momenti i daljes nga jetimoret dhe deri në 30 vjeç; familjet e mbetura të pastreha pasi u kanë liruar banesat ish-pronarëve; emigrantët e rikthyer dhe azilkërkuesit; familjet e policëve të rënë në detyrë; punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë; punonjësit e RENEA-s; viktimat e dhunës në familje apo të trafikimit; anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian; të miturit në konflikt me ligjin, si dhe individët nga komuniteti GAY. Si përfundim, kushtet ekonomike përcaktohen familjet sipas grupit të të ardhurave.

Rregulla për aplikimin në programet sociale të strehimit

1. Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit/ vendqëndrimit të aplikantit.

2. Individi/familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore, për këta aplikantë.

3. Dokumentacioni për të përfituar strehim sipas çdo programi, afatet dhe procedurat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?