Përmbytjet, deputeti i PS-së bën apel për solidaritet me banorët e prekur

Situata e rënduar nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin në 48 orët e fundit po monitorohet në terren edhe nga deputetët e zonave. Duke ndjekur dhe monitoruar minutë pas minute situatën e vështirë të krijuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut, deputeti i PS-së në Durrës Jurgis Çyrbja bën apel për solidaritet në këto orë të vështira për banorët e zonave të përmbytura.

“Asgjë nuk vlen më shumë se garantimi dhe siguria e jetës së qytetarëve! Ne zonën e Shijakut, Sallmones dhe rrethinave përreth duke ndjekur nga afër situatën e vështirë! Apel për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga reshjet të jenë të vëmendshëm dhe tu përgjigjen kërkesës së strukturave të Emergjencave Civile për evakuuim, në rastet kur është e nevojshme! Të shpresojmë që orët ne vijim situtata të shkojë drejtë normalizimit! Solidaritet me të gjitha zonat e prekura nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore! Pranë çdo qytetari!”- thekson deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?