Përmbytjet, EC: Rrugët e bllokuara, pasqyra e problemeve kryesore

Sipas Emergjencave Civile mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me reshje mesatare dhe të larta shiu, të cilat priten të intensifikohen më 30 nëntor-2 dhjetor në gjithë territorin e vendit.

Pasqyra e problemeve kryesore të evidentuara

*Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë punës në Shkodër. Janë evakuuar 20 persona në Gjirokastër, 7 në Berat dhe po evakuohen 10 në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrugët: Kryesisht të lira. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Probleme në Autostradën Tiranë-Durrës dhe në disa rrugë dytësore, që janë pastruar. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë- Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Energjia elektrike: Ka pasur problem furnizimi me energji te dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera.

Uji: Dëmtime të pjesshme të ujësjellësit të Bulqizës, pa u ndërprerë furnizimi.

Shkollat: Është ndërprerë mësimi në të gjithë shkollat e vendit.

Banesat: Janë përmbytur 10 banesa në Kamëz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?