Përmbytjet, Subashi: Vjosa po tërhiqet në shtrat, rreziku kryesor iku
”Situata më e vështirë ka kaluar tashmë dhe lumi Vjosa në pjesën më të madhe është kthyer në shtratin e vet”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi gjatë një prononcimi për Ora News. Ai shton se nga stacioni në Memaliaj uji është tërhequr dhe se lumi Vjosë është futur në shtratin normal.
”Them se e kemi kaluar zonën e rrezikut. Argjinatura që kemi këtu është shkaktarja kryesore që përmbyti fshatin Darzezë në 2015. Duke parë që niveli i ujërave po rritej, gjatë natës e kemi përforcuar dhe rreziku është kaluar. Çarja e urës këtu ka penguar. Maksimumi nesër mund të instalojmë urën beli. Besoj rrezikun e kemi kaluar edhe për zona të tjera. Më e madhja iku. Nga stacioni në Memaliaj uji është tërhequr. Në një pjesë të madhe, lumi Vjosa është futur në shtratin normal. Pastaj na ngelen fazat e tjera”,-tha kryetari.
Nuk kemi raportime të dëmeve në gjënë e gjallë. Mund të kemi dëme minimale sidomos në ushqimin e bagëtive. Pastaj ngelen dëmet në materiale dhe tokat bujqësore. Besoj që me gjithë këto reshje, këto prurje kataastrofike që ka pasur Vjosa, situata është menaxhuar mirë.

