Përmet, zbulohen 768 kanabis në një tunel në Piskovë, disa të shoqëruar (VIDEO)
Një sasi prej 768 kg kanabis është sekuestruar gjatë ditës së sotme në Përmet.
Lënda narkotike u kap në një tunel në fshatin Piskovë gjatë finalizimit të operacionit antidrogë “Piskova”, në të cilin u angazhuan policia e Gjirokastrës dhe ajo e komisariatit të Përmetit.
Blutë kanë shoqëruar disa persona.
“Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.Në vijim të operacionit janë shoqëruar disa persona në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në lidhje me këtë gjarje”informon policia.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=JU-pm1gjE50&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

